Kosova ka kaluar votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Presidentja Vjosa Osmani e ka cilësuar të suksesshëm këtë hap, duke thënë se do të vazhdohet puna me aleatët për anëtarësim.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të kenë qasje në instrumentet e KiE-s nëpërmjet anëtarësimit të plotë të Kosovës”, ka shkruar ajo në rrjetin social X.

Bislimi për KiE-në: Lajm i mirë për demokracinë dhe vlerat evropiane

1 v. më parë / 27 mar 2024 19:13
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi e ka quajtur hap pozitiv që Kosova ka kaluar votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Sipas tij, ky është lajm i mirë për vendin, demokracinë dhe vlerat evropiane.

“Komisioni i Çështjeve rekomandoi që Kosova të ftohet për t'u bërë anëtar. Ky është një hap i rëndësishëm. Anëtarësimi ynë në Këshillin e Evropës do të ishte një lajm i mirë për ne, për demokracinë dhe vlerat evropiane”, ka shkruar ai në X.
 

Ish-ministri i jashtëm kroat uron Kosovën: Hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në KiE

1 v. më parë / 27 mar 2024 18:35
Ish-ministri i jashtëm i Kroacisë, Davor Ivo Stier

Ish-ministri i jashtëm i Kroacisë, Davor Ivo Stier

Ish-ministri i jashtëm i Kroacisë, Davor Ivo Stier, ka qenë i angazhuar rreth vendimit të sotëm të Komisionit politikë të Këshillit të Evropës si shef i grupit parlamentar të Partisë Popullore Evropiane, grupimit më të madh politik.

Ai e ka përshëndetur vendimin e sotëm që hap rrugën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Kosova sot ka bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Kjo me vete bart edhe përgjegjësi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe pakicave. Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi t’i qasen Gjykatës Evropiane në Strasburg. Më kujtohet se sa rëndësi kishte për Kroacinë kur u bë anëtare e Këshillit të Evropës prandaj më vjen shumë mirë që sot në Komitetin politikë me shumicë kaq të madhe mbështetëm anëtarësimin e Kosovës“, ka thënë Stier.

 
 

Gërvalla për KiE-në: Përparim i madh i Kosovës

1 v. më parë / 27 mar 2024 18:18
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e ka cilësuar këtë si përparim të madh të Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit të plotë në institucionet e BE-së.

“Vendimi i sotëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës është përparim i madh në rrugën drejt integrimit të plotë të Kosovës në institucionet e Bashkimit Evropian. Punuam shumë për këtë bashkë me shumë miq. Falënderojmë të gjithë ata që e bënë të mundur këtë. Tani shpresojmë për konfirmimin në prill nga kjo asamble”, ka shkruar ajo në platformën X.