Arbëri

Rasti Thaçi dhe tjerët, ZPS-ja kërkon të hiqet nga aktakuza një viktimë e pretenduar në Ferizaj

Thaçi dhe të tjerët

Foto: Arkiv

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kërkuar që në rastin ndaj ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, të bëhet amandamentim i aktakuzës.

Nga ZPS-ja është kërkuar që të hiqen nga aktakuzat krimet e pretenduara të kryera ndaj së paku një viktime në Ferizaj në vitet 1999.

Sipas, ZPS-së, nuk ka mjaftueshëm dëshmi se janë kryer ato krime ndaj atij personi.

“ZPS-ja kërkon leje për ta amandamentuar aktakuzën që të hiqen pretendimet për krimet e kryera ndaj së paku një personi në vitin 1999 në shtëpi apo rreth Ferizajt. ZPS-ja së fundi ka arritur vendim përfundimtar të mos mbështetet në dëshmitë dhe vlerëson se nuk ka mjaftueshëm dëshmi për të dëshmuar pretendimet”, thuhet në kërkesën e ZPS-së.