Është rihapur gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan në vitin 2021. Në fillim të seancës është bërë administrimi i disa provave të reja materiale materiale. Si provë materiale është administruar edhe pamja ku shihet një prej të akuzuarve, Kreshnik Mehmetaj, duke shtënë me armë.
Pikërisht kjo dëshmi ishte përmendur si arsye për vendimin e gjykatës për rihapje të gjykimit.

Në këtë rast, tre anëtarë të familjes Mehmetaj akuzohen për vrasjen e tre personave. Sipas aktakuzës, Mehmetajt kishin cak të vrasin Gani Gjokajn, duke ia zënë pritjen autobusit të cilin ai e ngiste. Nga të shtënat kishin vdekur edhe dy persona të tjerë pos Gjokajt.
Pas administrimit të provave, prokurorja Sahide Gashi tha se Prokuroria e Shtetit respekton çdo vendim të gjykatës për rihapjen e këtij shqyrtimi gjyqësor. Gashi tha se Prokuroria e Shtetit e respekton vendimin e gjykatës për rihapjen e shqyrtimit dhe mirëpret administrimin e çdo prove që gjykata vlerëson se i shërben të vërtetës.
Megjithatë, ajo tha se nuk ka fshehur asnjëherë prova. “Prokuroria nuk fsheh prova, dhe aq më pak provat që i ka siguruar vetë”, tha Gashi.
Edhe
Rihapet gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Ajo më pas i theksoi tri pika kryesore lidhur me këtë çështje. Sipas saj, Prokuroria e ka përmbushur me përpikëri obligimin që të mbledhë fakte që ngarkojnë të pandehurit. Gashi u ndal edhe te raporti i gëzhojave, duke thënë se ai ka qenë pjesë e shkresave të lëndës që nga dita e parë dhe se i është vënë në dispozicion si gjykatës, ashtu edhe palëve. Prokurorja theksoi se Prokuroria përzgjedh ato prova që, sipas saj, vërtetojnë përtej çdo dyshimi të bazuar mirë fajësinë e të pandehurve.
Duke folur për arsyen pse Prokuroria nuk e kishte administruar këtë raport për administrim, Gashi tha se një nga arsyet ishte mungesa e relevancës së drejtpërdrejtë me natën kritike. Ajo përmendi edhe përmasat e hetimeve, duke thënë se gjatë tyre janë proceduar mbi 86 persona, janë ekzaminuar mbi 40 incizime dhe janë kontrolluar dhjetëra lokacione.
Ndër të tjera, ajo tha se Prokuroria kishte urdhëruar kontrollin e një vendi në bjeshkë, ku i pandehuri Kreshnik Mehmetaj shihet duke shtënë me armë. Sipas Gashit, vendi në bjeshkë ku shihet i pandehuri është i njohur për personat e Deçanit dhe bëhet fjalë për një poligon publik, ku kalimtarët kanë shtënë ndër vite. Për këtë arsye, ajo tha se gjetja e gëzhojave të rastësishme në atë lokacion është plotësisht e natyrshme.
Prokurorja iu referua edhe arsyetimit të gjykatës se Prokuroria vetëm në fjalën përfundimtare kishte ngritur një pretendim të ri. Ajo tha se në këtë rast ka ndodhur një keqkuptim thelbësor nga ana e gjykatës. “Prokuroria nuk operon me supozime, por me konkluzione”, tha Gashi.
Sipas saj, ajo që Prokuroria ka argumentuar në këtë çështje është paraqitur në ekspertizën shkencore të videoincizimeve, ekspertizën e gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes, ekspertizën e municionit të gjetur në shtëpinë e të akuzuarve dhe, mbi të gjitha, në ekspertizën e fishekut të therur.
Pas kësaj ka nisur edhe dhënia e fjalëve përfundimtare të palëve në procedurë.
Prokurorja Sahide Gashi tha se qëndron pranë fjalës përfundimtare që e kishte dhënë para se të rihapej ky shqyrtim gjyqësor.
Edhe
Familja e Gjokajt kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit për vrasjen e trefishë në Gllogjan
Në korrik sivjet, Gjykata Themelore në Pejë rivendosi për rihapjen e gjykimit ndaj Halil, Kastriot e Kreshnik Mehmetaj të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan. Arsyetim për këtë ishte përmendur se Prokuroria e ka paraqitur një provë të re në fjalën përfundimtare e që më herët nuk e kishte kërkuar administrimin te gjykata. Bëhet fjalë për një video-incizim ku shihet i pandehuri Kreshnik Mehmetaj duke gjuajtur me armë në bjeshkë dhe se prokuroria pretendon se arma që shihet në video është arma e përdorur për kryerjen e krimit.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit kryen sulmin për motive hakmarrjeje, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin.
Në aktakuzë thuhet se cak i vrasjes ishte qenë shoferi i autobusit, tani i ndjeri Gani Gjokaj dhe se vrasja ka ndodhur për hakmarrje, pasi familja Mehmetaj e ka fajësuar atë si shkaktar të vetëvrasjes së vajzës së tyre Heroina Mehmetaj.
Në aktakuzë thuhet se, i pandehuri Halil Mehmetaj, ishte betuar në hakmarrje ndaj tani të ndjerit Gjokaj, si dhe me rastin e ceremonisë së varrimit të të ndjerës, vajzës së tij, në arkivolin e saj ka vendosur orën e tij të dorës.
Po ashtu në aktakuzë përshkruhet se si të akuzuarit në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin kanë studiuar terrenin me kujdes, duke u siguruar se nuk ka mbulueshmëri të kamerave dhe shtëpi në afërsi, duke i zënë priten autobusit që vinte nga Gjakova në drejtimin e Gllogjanit dhe pastaj njëri nga ta kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke i lënë të vdekur tre persona.
Sipas organit të akuzës, i pandehuri Kastriot Mehmetaj pasi ka marrë pushkën automatike AK-47, është nisur në këmbë deri tek vendi i ngjarjes dhe me të vërejtur dritat e autobusit, ka dalë në mes të rrugës i kthyer më shpinë nga automjeti dhe me qëllim që ta detyrojë të ulë shpejtësinë apo ndalojë, ka bërë sikur është i dehur. Dhe kur shoferi fillimisht e ka sinjalizuar me drita të gjata e pastaj edhe ka ulur shpejtësinë, sipas aktakuzës, i pandehuri Kastriot Mehmetaj në distancë prej rreth 6 metrash ka marrë në shënjestër shoferin e autobusit, tani të ndjerin Gani GJokaj dhe e ka goditur për vdekje, e po ashtu godet edhe dy nxënës L.H. 17-vjeçar dhe G.M. 17-vjeçare, si dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore F.T.
Edhe
Kërkohet burgim i përjetshëm për të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Sipas aktakuzës, i pandehuri Kastriot Mehmetaj ka ikur në drejtim të fshatit Shaptej, ku në mes të rrugës ishte duke e pritur me veturë i pandehuri Kreshnik Mehmetaj dhe pasi ka mbërritur në shtëpi ka shkatërruar armën.
E i pandehuri Halil Mehmetaj, nga data 14 qershor 2020, gjerë më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, në rrugën “Ismajl Haradinaj”, ka shtyrë të pandehurit Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, në vrasjen e tani të ndjerit Gani Gjokaj, të cilin para tyre e ka fajësuar si shkaktar të vetëvrasjes së vajzës së tij Heroina Mehmetaj.