Arbëri

Raportimi i Tahirit në Komision - Diskutimi, nga integrimet, bartet në shkallën e nepotizmit në institucione

Punësimet e familjarëve të politikanëve nëpër institucionet shtetërore , nuk kanë dërguar mesazhe të mira te Bashkimi Evropian, ka pranuar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Ministri ka thënë se nepotizmi po vazhdon të mbetet sfidë për dikasterin që drejton, raporton KTV.

Anëtarët e Komisionit Parlamentar kanë thënë se pikërisht shkaku i nepotizmit dhe korrupsionit, Kosova ka mbetur e izoluar e pa liberalizim të vizave.

Ata, gjithashtu, kanë kërkuar llogari për zbatimin e Ligjit për Konfiskim të Pasurisë.

Deputetë nga PSD dhe LVV, kërkuan zbardhjen e rasteve të vdekjeve në burg e dhunimeve seksuale.

Ministri Tahiri ka pranuar se ka vendime të padrejta që merren nga gjyqtarët dhe kjo, sipas tij, ndodh shkaku i përvojës së vogël të gjyqtarëve.