Arbëri

Ramush Haradinaj dhe Gazmend Muhaxheri sot përballen në Gjykatë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, pritet që sot të përballen në gjyq për padinë që shefi i ekzekutivit ka bërë për shpifje ndaj të parit të Pejës.

Haradinaj ka paditur Muhaxherin pas akuzave që ky i fundit adresoi vite më parë ndaj aktualisht numrit një të Qeverisë, se gjoja po bën para me benzinë dhe lojëra të fatit dhe për shkak të deklaratave “fyese dhe shpifëse” në gazetën austriake “Der Standard”, transmeton kallxo.com.

Si kompensim të dëmit material, kryeministri përmes padisë kërkon 250 mijë euro dëmshpërblim nga kreu i komunës së Pejës.

Në seancën e kaluar përfaqësuesi i kryetarit Muhaxheri, avokati Besnik Berisha kishte thënë se edhe nëse i pari i Pejës do të kishte folur në atë mënyrë ato fjalë nuk do të ishin risi pasi ishin thënë në artikullin e NATO-s.