Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka bërë thirrje liderëve të Ballkanit Perëndimor që të refuzojnë propozimet e fuqive të jashtme dhe të mbajnë besimin në ëndrrën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Duke folur për Financial Times, Rama tha se Shqipëria “nuk do të heqë dorë kurrë nga Evropa dhe BE-ja, cilado qoftë forma e BE-së në të ardhmen”, ndonëse pranoi se ishte zhgënjyese pritja.
Derisa Rusia, Kina dhe Turqia po i afrohen rajonit, Rama tha se kërkuesit e tillë, të cilët ai nuk i përmendi me emra, ishin të papërshtatshëm.
“Të tjerët mund të sjellin para, investime, por nuk do të jenë në gjendje të sjellin atë që ju nevojitet për të ndërtuar një vend të lirë funksional”, tha ai.
Këto vërejtje nga kreu i Qeverisë së Shqipërisë erdhën derisa ishte duke folur me krizën politike me të cilën po përballet Bosnja që nga përfundimi i luftës 25 vjet më parë, krizë kjo e shkaktuar nga një rritje e bisedimeve separatiste nga lideri i linjës së ashpër të entitetit serb të Bosnjës, Milorad Dodik.
Rama tha se ai shqetësohej për rritjen e nacionalizmit në Bosnje, por se nacionalizmi në BE tani ishte një pengesë më e madhe për ambiciet e vendeve të rajonit për t'u bashkuar me bllokun 27-anëtarësh.
Sipas tij, kur Shqipëria filloi procesin e anëtarësimit gati dy dekada më parë, çelësi ishte largimi nga nacionalizmi ballkanik, por “sot, problemi ynë nuk janë nacionalizmat ballkanikë, janë nacionalizmat e BE-së. Çfarë po na pengon nga anëtarësimi në BE është ndikimi i nacionalizmave të saj në jetën politike të vendeve të rëndësishme të BE-së”.
Nga gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria së bashku me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut janë kandidatë për t'u anëtarësuar në BE, ndërsa Kosova dhe Bosnja janë kandidate potenciale.
Siç lë të kuptohet Rama, llogaritjet politike të anëtarëve të BE-së kanë luajtur gjithashtu një rol në vonesat e 18 viteve të fundit që kur blloku u zotua t'i lejonte të hynin pasi të kishin përmbushur. kriteret.
“Shqiptarët kanë zhgënjimet e tyre me Brukselin, por kjo nuk e ndryshon bindjen se ne duhet të jemi atje”. tha ai. “Ne i kemi konsumuar të gjitha historitë e dashurisë më parë dhe martesat,” shtoi ai duke iu referuar nënkuptuar lidhjeve fillimisht me Rusinë dhe më pas Kinën që Shqipëria kishte në epokën komuniste. “Ne po kërkojmë një martesë të re, jo për të vjetrat. Por sigurisht, kjo lloj martese është e vështirë”, shtoi kryeministri shqiptar.
Rama, në mandatin e tij të tretë, ka promovuar idenë e një tregu të përbashkët rajonal për të cilin ranë dakord të gjashtë vendet në nëntor 2020. Në përpjekje për të përshpejtuar procesin, Shqipëria, së bashku me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, nënshkruan për të zbatuar disa nga dispozitat, por kundër dolën tri vendet tjera.
“Boshnjakët, sepse nuk mund të vendosin për asgjë, me sa duket, malazezët sepse janë ende në iluzionin se mund të hyjnë në BE vitin e ardhshëm, dhe çdo vit tjetër bëhet viti i ardhshëm, ndërsa Kosova për shkak të problemeve me Serbinë, të cilat mendoj se mund të trajtohen më mirë kur njerëzit të ulen dhe të bisedojnë”.