Arbëri

Rama: TikToku s’ka pse të kërkojë sqarime nga Shqipëria, është kërcënues serioz i fëmijëve

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se mbi 90 për qind e prindërve kanë kërkuar që të ndalohet përdorimi i rrjeti social TikTok, e sipas tij, ndalimi i tij u bë si vendim i marrë edhe me prindërit.

Ai ka shkruar në rrjetin social X se TikToku s'ka çka të kërkojë sqarime nga Shqipëria e edhe Shqipëria është shumë e vogël për t'i kërkuar TikTokut të mbrojë fëmijët nga humnerat e frikshme.

Rama është shprehur të dielën se ky rrjet social kinez është kërcënues serioz i fëmijëve dhe i rinisë.

Pas vendimit të Ramës që TikToku të ndalohet nga 2025-a, rrjeti social ka kërkuar sqarime.

“Të thuash se vrasja e nxënësit adoleshent s’ka lidhje me TikTokun, sepse konflikti nuk qenka gjeneruar nga Tik Toku do të thotë të mos kesh kuptuar as seriozitetin e kërcënimit që ajo plaftormë ka sjellë për fëmijët dhe rininë e kësaj kohe, as fillin e arsyetimit të vendimit tonë për të marrë përgjegjësinë e reagimit ndaj atij kërcënimi. Fortlumturisht Shqipëria është një vend demokratik, ku kur mbi 90% e prindërve kërkojnë ndalimin e TikTokut dhe kur shumica dërmuese beson se shëndeti i fëmijëve tanë nuk mund t’i shërbejë platformës, po platforma duhet t’i shërbejë shëndetit të fëmijëve tanë, atëherë vendimi ynë nuk ka se si të jetë më i qartë: Ose vetë TikToku duhet t’i mbrojë fëmijët e Shqipërisë ose Shqipëria do t’i mbrojë fëmijët e vet nga TikToku”, ka shkruar ai.