Arbëri

Rama: Spitali i kryeqytetit po bëhet

Përaprim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sot kanë diskutuar detajet e fundit të projektit pwr  spitalin e kryeqytetit.

Sipas tij ky spital do të bëjë më të lehtë qasjen në shërbimet shëndetësore dytësore për qytetarët e Prishtinës.

“Spitali i Kryeqytetit po bëhet. Sot diskutuam detajet finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit. Një projekt i shumëpritur që do të bëj më të lehtë qasjen në shërbimet shëndetësore dytësore për qytetarët e Prishtinës. Kardiologji, pediatri, gjinekologji e shumë reparte të tjera me kushte e standarde të nivelit evropian. Shumë shpejt projekti do të tenderohet dhe do të filloj ndërtimi”, shkruan Rama.