Arbëri

Rama shkarkon nga detyra drejtoreshën Maloku

Doruntine Maloku e Perparim Rama

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka shkarkuar nga pozita e drejtoreshën e Pronës, Doruntinë Maloku. 

Burime të KOHËS brenda Komunës e kanë konfirmuar këtë. 

Në vend të saj është emëruar Brahim Mehmetaj nga AAK-ja. 

Lajmin për emërimin e Mehmetajt e ka konfirmuar Bahri Gashi, shefi i grupit të asamblistëve të AAK-së.

Mehmetaj ka qenë drejtor i Pronës edhe në legjislaturën e kaluar.

KOHA ka provuar që të marr një përgjigje gjatë ditës nga Maloku dhe nga vetë kryetari Rama, mirëpo ata nuk kanë qenë të qasshëm në telefon. 

Sipas burimeve Rama dhe Maloku kanë pasur mospajtime për shkak të Planit Zhvillimor Komunal.