Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur i tronditur për plagosjen e kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.
Rama i ka uruar shërim të shpejtë homologut të tij, të cilin e ka quajtur si mik të dashur.
“Jam thellësisht i tronditur dhe i pikëlluar nga lajmi për sulmin e tmerrshëm ndaj kryeministrit të zgjedhur në mënyrë demokratike të Sllovakisë. Roberti është një i mbijetuar i mrekullueshëm dhe mik i dashur, dhe unë uroj përzemërsisht për shërim të shpejtë dhe një rikthim të jashtëzakonshëm”, ka shkruar ai në X.
Kryeministri sllovak, Robert Fico, është ende duke luftuar me jetë si pasojë e plagosjes me armë zjarri, ka deklaruar të mërkurën në mbrëmje Robert Kalinak, zyrtar nga ministria sllovake e Mbrojtjes.
Kalinak ka shtuar se "situata është e keqe" me shëndetin e tij.