Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është i befasuar me mosreagimin e Bashkimit Evropian, ndaj deklaratave të presidentit të ashtuquajturës Republika Sërpska, Milorad Dodik.
Dodik të shtunën tha se në këtë shekull serbët duhet ta kenë një shtet të vetëm të përbërë nga Serbia, Republika Sërpska, e po ashtu Mali i Zi e Kosova.
Rama ka thënë se kanë kaluar tri ditë dhe nuk ka pasur reagim nga BE-ja.
“Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse të bëra kundër Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Më duhet ta pranoj, jam i befasuar me mungesën e reagimit të deritashëm të partnerëve tanë të BE-së, dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje do të thyhet sa më shpejt të jetë e mundur!” – ka shkruar Rama në platformën “X”.
Three days have passed since the dangerous and inflammatory remarks were made against Bosnia and Herzegovina, Kosova, and Montenegro. I must confess, I am surprised by the lack of reaction from our EU partners so far, and I sincerely hope that this silence will be broken as soon…
— Edi Rama (@ediramaal) October 31, 2023