Arbëri

Rama dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshje për siguri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky kanë nënshkruar një marrëveshje në fushën e sigurisë. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook.

Kjo marrëveshje u nënshkrua në Davos, ku të dy liderët po marrin pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Botëror.

“Me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë”, ka shkruar Rama.

Ai të martën zhvilloi një takim në Davos edhe me përfaqësuesen e platformës sociale TikTok, Christine Grahn, me të cilën tha se ndau shqetësimet që çuan qeverinë për vendimin për mbylljen e përkohshme të kësaj platforme në Shqipëri.