Arbëri

Rakiq: Ura në Ibër nuk do të hapet…

Hapa e Urës kryesore në lumin Ibër nuk është në rend dite në Mitrovicën Veriore, ka deklaruar për numrin e sotëm të gazetës “politika” të Beograd, prefekti i kësaj komune Goran Rakiq.

Ai ka theksuar se ende po vazhdon rikonstruktimi i urës dhe ka vlerësuar se veç kushteve teknike, nuk janë plotësuar ende as kushtet e sigurisë për hapjen e urës që lidh veriun dhe jugun e qytetit, transmeton Koha.net.

Rivitalizimi i urës ka filluar para dy vjetësh e pikëpyetje është se kur mund të lëshohet për qarkullim edhe pse kohë më parë ka përfunduar rrethrrotullimi në pjesën veriore si dhe janë asfaltuar rrugët që shpien në lagjen e Boshnjakëve dhe te tre rrokaqiejt .

“Kjo çështje, me marrëveshjen e Brukselit drejtpërdrejt është e kushtëzuar me nënshkrimin e memorandumit për kufizimin e komunave në jug dhe në veri të Mitrovicës, në fshatin Suhodoll. Të gjitha paralajmërimet që i përmend në mediet shqiptare prefekti i Mitrovicës jugore Agim Bahtiri, përdoren prë aktivitete të brendshme politike. Jam i sigurt se edha ata e dinë mirë çfarë shkruan në marrëveshje”, thotë Rakiq.

Sipas kësaj gazete, Rakiq me këtë i është përgjigjur deklaratës se "qëllimisht po shtyhet hapja e urës në mënyrë që sërish të nisë dialogu për caktimin kufirit në fshatin Suhodoll dhe "se veriu nuk do të mund të marrë asnjë centimetër më shumë".