Arbëri

Qytetari ktheu çantën me para e dokumente, Policia gjen pronarin

Policia e Kosovës

Një qytetar ka gjetur një çantë me para në Pozheran të Vitisë dhe e ka dorëzuar në Polici.

Autoritetet njoftuan se në çantë kishte dokumente personale dhe 7500 euro para, derisa më pas është identifikuar pronari i tyre. Pronarit i është kthyer çanta me paratë dhe dokumentet.

“Sot me datën 11.07.2024 rreth orës 08:10 në Nënstacionin Policor në Pozheran një qytetar ka dorëzuar një qante të cilën e kishte gjetur. Në çantë kishte dokumente personale dhe para të gatshme në vlerë të përgjithshme prej shtatëmijë e pesëqind (7500) euro. Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte humbur çantën dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është  kthyer çanta me dokumentet dhe paratë”, thuhet në njoftimin policor.

Policia e ka falënderuar qytetarin që ka dorëzuar çantën.

“Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.