Për më shumë së gjashtë vjet nga Programi Për Trajtim Jashtë Spitaleve Publike janë shpenzuar para për shërbimin e brahiterapisë.
E aparatura e brahiterapisë, që ndodhet në Klinikën e Onkologjisë, ishte blerë nga Kosova qysh në vitin 2015.
Zvarritjet në funksionalizimin e saj bënë që një pjesë e parave për sëmundjet që nuk trajtohen në Kosovë të përfundojnë në klinika private në Shkup.
Një gjë e tillë del nga analizimi i fletë-referimeve që ua ka bërë KOHA dokumenteve gjatë hulumtimit të Programit për Trajtim Jashtë Institucioneve Publike.
Ndonëse aparatura për brachioterapi ishte në QKUK, funksionalizimi i saj nuk po fillonte. E, ndër vite pacientët referoheshin për trajtim jashtë shtetit.
Rekomandohet të bëhet Brachyterapi. Nuk mund të ofrohet ky shërbim në Klinikën e Onkologjisë
Të tilla arsyetime ndër vite ishin të shumta.
Brachyterapia përdoret si metodë trajtimi për kancerin e mitrës te gratë. Shumat e parave që ka kompensuar Fondi i Sigurimit Shëndetësor për spitalet private janë të ndryshme.
Për këto 5 gra brenda një dite shteti i Kosovës ia ka paguar një klinike në Shkup nga 1.280 euro për seanca.
Të tilla referime u bënë deri në vitin 2121, kur aparaturat hynë në funksion.
Asnjë plan Qeveria e Kosovës nuk e ka as për blerjen e aparaturës PET SCAN, që shërben po ashtu për kontrolle të detajuara për pacientët e sëmurë me kancer.
Referimet për PET Scan janë shumë të shpeshta nga QKUK-ja.
Kjo dëshmohet në fletë-referime të tilla si kjo.
Arsyeja e referimit jashtë SHSKUK-së: Sepse PET CT nuk bëhet në SHSKUK
Edhe nga mungesa e kësaj aparature në Kosovë, përfitojnë spitalet në Turqi e Maqedoni.
Çmimorja e Fondit të Sigurimit Shëndetësor nuk është amendamentuar qe më shumë së 5 vjet.
Në mungesë të një çmimore të re, Fondi shpesh ndan nga 1000 euro për një analizë të tillë përkundër që sipas hulumtimit të KOHËS në shumicën e spitaleve private ato bëhen me 600 e 700 euro.
Për këto paciente është paguar shuma prej 1.000 eurosh.
Keqplanifikimi i blerjes së aparaturave në QKUK, sipas hulumtimit, e rrit koston e shpenzimeve jashtë vendit.
Kësisoj QKUK-ja edhe pse e di që nuk ka asnjë profesionist shëndetësor të trajnuar për përdorimin e ndonjë aparature, vendos që njëherë ta blejë aparatin e pastaj ta fillojë trajnimin e stafit.
Rasti i tillë është me aparaturën e Elektrofiziologjisë. QKUK-ja lëshon numër të madh referimesh për elektrofiziologji.
Janë dhjetëra raste në muaj që shkojnë jashtë vendit për ta kryer një studim të tillë. Pagesat që i ka bërë Fondi i Sigurimeve Shëndetësore për spitalet ku janë trajtuar këta pacientë janë të ndryshme.
Për këta pacientë ka paguar 4.760 euro.
Për diagnozën e njëjtë për pacientin tjetër Fondi ka paguar 5.040 euro. E për një pacient tjetër ishte paguar 3.588 euro.
Por, kjo aparaturë për të cilën pacientët po dërgoheshin jashtë vendit gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë në QKUK. Në vitin 2018 është kontraktuar nga ky institucion. Ka qëndruar deri në fundin e vitit 2021 e mbyllur, pa u përdorur asnjëherë. Askush nga stafi nuk di ende të punojë me të. Është përdorur vitin e kaluar vetëm për pesë raste të cilat janë punuar nën mbikëqyrjen e profesionistëve ndërkombëtarë.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar kardiologu i QKUK-së, Edmond Haliti.
Përkundër këtyre vështirësive teknike, statutore dhe situatës pandemike, në dhjetor te vitit të kaluar për herë të parë është arritur që të inaugurohet puna në këtë shërbim dhe janë kryer me sukses 5 rastet e para për elektrofiziologji dhe ablacion, me material shpenzues të dhuruar (donacion) dhe me mbikëqyrje të ekspertëve të kualifikuar të fushës nga jashtë vendit.
Haliti është një nga mjekët që ka filluar të trajnohet për përdorimin e kësaj aparature. Trajnimi nuk dihet se kur kryhet e deri atëherë aparatura do të mbetet e pashfrytëzuar e Fondi i Sigurimit Shëndetësor do të duhet t’i paguajë spitalet private jashtë Kosovës për këtë shërbim.