Arbëri

Qeveria organizon udhëtimin e parë pa viza drejt BE-së më 1 janar

Sot është dita e fundit e vitit, por njëkohësisht edhe e fundit që qytetarët e Kosovës kanë regjim të vizave.

Nga 1 janari, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.

Për ditën e parë pa viza, Qeveria e Kosovës, në kuadër të fushatës informuese, organizon udhëtimin e parë pa viza për fituesit që ishin në kuizin e BE-së.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, do të urojnë dhe përshëndesin qytetarët e parë që do të udhëtojnë pa viza, dhe do të mbajnë konferencë për media.

Konferenca mbahet me datën 1 janar 2024 në Aeroportin “Adem Jashari” në Terminalin kryesor në ora 10:00, thuhet në njoftimin e Qeverisë.