Arbëri

Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eurosh për fëmijë dhe pensionistë

qeveria

Foto: Alban Bujari

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten ka miratuar vendimin për ndarjen e shtesave për të gjithë fëmijët 0-16 vjeç dhe të gjithë pensionistët. 

Ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se nga këto mjete do të përfitojnë rreth 700 mijë persona. 

Në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, Murati ka thënë se i kanë bërë përgatitjet e nevojshme edhe mjetet tashmë janë ndarë. 

Ai ka thënë se do të provojnë që gjatë ditës të bëjnë ekzekutimin e shtesave. 

“Jemi duke bërë përgatitjet që të provojmë që sot gjatë ditës të bëhet ekzekutimit i shtesave për fëmijë dhe pensionet”, ka theksuar Murati.

Ai ka thënë se ka informata që për të hequr dorë nga përfitimi i këtyre mjeteve kanë aplikuar rreth 60 persona.