Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e së shtunës gjashtë emra për anëtarë të Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes publike, “Ibër Lepenci”.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë me këtë rast se në konkursin e shpallur kanë aplikuar 110 kandidatë.
“Komisioni rekomandues i ka shqyrtuar aplikacionet e kandidatëve dhe ka përzgjedhur listën e ngushtë prej 59 kandidatëve për intervistë. Pas aprovimit të ankesave, komisioni rekomandues i ka mbajtur intervistat me kandidatët dhe ka rekomanduar listën prej 12 kandidatëve", ka thënë Kurti.
Kandidatët e miratuar unanimisht në mbledhjen e Qeverisë janë: Bajram Mustafa, kryesues, Violeta Hoxha, anëtare, Denis Dautaj, anëtar, Valmira Latifi, anëtare, Avdullah Nishori, anëtar dhe Muzafer Luma, anëtar.