Nga janari qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Schengen.

Qeveria ka nisur t'u dërgojë mesazhe qytetarëve ku tregohen rregullat për ata që duan të udhëtojnë.
"Nga 1 janari 2024 pa viza! Të keni: pasaportë, akomodim, biletë kthyese, dëshmi finaciare. vetëm vizita afatshkurtra, jo punësim. 90/180 ditë", thuhet në mesazh.
https://integrimievropian.rks-gov.net/vizat/pyetje-te-shpeshta/?fbclid=IwAR2kCX9QZQCIsJ2eV3ePmWUT8pkTA4-UaXayaoD8qO1UWr6zrzmUkdITtLI
Më 18 prill, Parlamenti Evropian e ka miratuar vendimin për vizat, ndërsa dokumenti është nënshkruar më 19 prill.
Vendimi parasheh që qytetarët e Kosovës, të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Schengen, prej 1 janarit të vitit 2024.
Regjimi pa viza mundëson udhëtime vetëm deri në 90 ditë - brenda gjashtë muajsh - në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen.
Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe në asnjë rast nuk nënkuptojnë leje pune ose përfitime të tjera.
Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen