Prishtinë, 10 mars - Instituti KIPRED, në kuadër të projektit: “Ngritja e llogaridhënies dhe kapaciteteve të institucioneve të Kosovës lidhur me zbatimin e aspektit gjinor të MSA-së”, ka prezantuar raportin “Mësimet e fituara dhe planifikimi për të ardhmen: Analiza gjinore e Programit kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2019-2023”. Me këtë rast zëvendësministri i Integrimit Evropian, Taulant Kryeziu bëri një përmbledhje të nivelit të zbatimit te MSA-se gjatë këtyre katër vjetëve, që nga hyrja në fuqi e saj, po ashtu agjendën evropiane të reformave. Ai theksoi rëndësinë që ka aspekti gjinor në këtë proces dhe disa nga çështjet që duhet trajtuar me prioritet gjatë këtij viti.
Ai nënvizoi se për Qeverinë Kurti, aspekti gjinor në përgjithësi është prioritet që është reflektuar si në Programin e Qeverisë, të miratuar javën e kaluar, ashtu edhe në fushat prioritare të MSA-së, si marrëveshje e detyrueshme për integrim në BE.
Në panel mori pjesë edhe Reyes Charle-Cuellar, këshilltare gjinore në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe Taulant Hoxha, drejtor ekzekutiv i Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).