Arbëri

Qeveria aprovon si projektet kapitale ndërtimin e dy stadiumeve të futbollit e renovimin e dy të tjerëve

Qeveria e Kosovës

Foto: Alban Bujari

Qeveria ka aprovuar si projekte kapitale shumëvjeçare ndërtimin e dy stadiumeve të futbollit, e renovimin e dy të tjerëve. Po ashtu edhe renovimin e Galerisë Kombëtare. 

Të mërkurën është mbajtur mbledhja e Qeverisë në mënyrë elektronike gjatë të cilit janë aprovuar projektet kapitale si ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Pejë, renovimi i stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren, ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Ferizaj, renovimi i Stadiumit të Qytetit në Vushtrri hde renovimi i Galerisë Kombëtare. 

Po ashtu në mbledhje u emëruan edhe dy komisione, ndërsa u miratua edhe nisma për lidhjen e marrëveshjes së financimit ndërmjet Ministrisë së Financave të Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të bazuar në Politika. 

“Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë  të Kategorisë Drejtuese: “Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit”;  Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë  të Kategorisë Drejtuese: “Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës”; Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika”, ka njoftuar Qeveria.