Arbëri

Qendra e Prishtinës gjysmë ore pa rrymë

KEDS përmes një kumtese për media ka njoftuar për ndërprerje emergjente të rrymës në sheshe dhe disa institucione shtetërore e publike, transmeton Koha.net.

KEDS. Sh. A. njofton se sot, më 28.12.2017 do të ketë zgjatje të punimeve emergjente NS 35/10kV Prishtina III nga ora 11:00 deri në ora 11:30, njofton kumtesa.

Gjatë kësaj ndërprerje pa energji mbesin komplet daljet 10kV qe furnizohen nga NS 35/10kV Prishtina III, përkatësisht sheshet Nënë Terezë e Zahir Pajaziti, Ulpiana, Qyteza Pejton, Parlamenti, Presidenca, RTK, KTV, Kryeministria dhe Posta.