Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për rivotim në disa qendra.
VV-ja ka kërkuar që në 22 qendra të anulohet rezultati i publikuar dhe të urdhërohet KQZ-ja të organizojë rivotimin si shkak i diferencës së daljes së votuesve për të votuar dhe fletëvotimet në kutitë e votimeve. Një gjë të tillë e ka kërkuar edhe për një qendër të votimit në fshatin Hoqë e Qytetit.
Në dokumentin që posedon KOHA, VV-ja ka pretenduar se nga deklaratat e dëshmitarëve okularë dhe fotove të bëra në ditën e zgjedhjeve qartazi shihet se nga anëtarët militantë, simpatizantët në shoqërim me persona të tjerë ka pasur kërcënime për përdorim të dhunës, shantazh e që të njëjtit janë inkurajuar nga figura të njohura të PDK-së.
PZAP-ja ka thënë se lidhur me parregullsitë në ditën e votimit, Lëvizja Vetëvendosje ankesat i ka dorëzuar pas afatit ligjor.
“Meqenëse ankesa është e paafatshme, Paneli nuk i shqyrtoi pretendimet tjera ankimore pasi nuk u lëshua në vendosjen meritore në raport me këto pretendime.
{gallery}