Arbëri

Pushteti dhe PDK-ja bojkotojnë seancën për buxhetin dhe Planin zhvillimor të Prishtinës

kk

Ka dështuar të mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës të premten. Përveç asamblistëve të Vetëvendosjes dhe kryesuesit, askush tjetër nuk ka marrë pjesë në seancë.

Në këtë seancë ishte paraparë edhe Plani zhvillimor komunal 2024-2032 dhe buxheti i Komunës për vitin 2025. Seanca ishte paraparë të niste në orën 10:00.

Në sallë kanë qenë të pranishëm vetëm 17 anëtarë.

Miratimi i buxhetit për vitin 2025 pati dështuar të miratohej edhe më herët për shkak të mospjesëmarrjes së asamblistëve.

Lidhja Demokratike e Kosovës, (LDK) pati arritur marrëveshje për koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prishtinë, teksa PDK-ja ishte larguar nga koalicioni me LDK-në.