Arbëri

Punëtorët e Telekomit duan ta pengojnë me peticion kontratën me Z-Mobile-in

Rreth dy mijë punëtorë të Telekomit, kanë nënshkruar peticion kundër vazhdimit të kontratës në mes të kësaj ndërmarrjeje dhe Z-Mobile-it.

Kryetari i Sindikatës së PTK-së, Lamih Balaj, i quan këto kontrata korruptive e që me to, kjo ndërmarrje është buzë falimentimit.

Me këtë peticion, Sindikata po tenton që në korrik të mos vazhdohet më kontrata me Z- Mobile-in, meqenëse ajo përfundon në atë muaj.

Balaj thotë se, për shkak të humbjeve që ka pësuar Telekomi, përgjegjësit nuk duhet ta vazhdojnë kontratën me Z-Mobile-in.

Në të kundërtën, sipas tij, e njëjta nuk do të zbatohet nga punëtorët e kësaj kompanie.

Sindikalistët paralajmëruan se, nëse vazhdohet kjo kontratë, ata do të mbajnë greva e protesta dhe do të kërkohet shkarkimi i Bordit të Telekomit.