Arbëri

Punëtorët e KEK-ut protestojnë duke kërkuar marrëveshje kolektive

Përmes protestës, punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë kërkuar marrëveshje kolektive në nivel të kësaj korporate.

Kjo marrëveshje, sipas tyre, do t’iu siguronte pagë jubilare dhe rritjen e shujtës së ushqimit nga 1.74 euro në 3.5 euro.

Kërkesë e tyre ishte edhe rishikimi i Ligjit për Paga, i cili parasheh ofrimin e kushteve më të mira të punës, pasi rrezikohen shumë nga puna që e bëjnë, raporton KTV.

Në përkrahje këtyre punëtorëve u ka dalë edhe Sindikata e Telekomit të Kosovës.

Llumnica ka thënë se deri tani kërkesat e tyre nuk i ka marrë parasysh kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

.