Arbëri

Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para Qeverisë, kanë mbetur pa punë nga 8 tetori

Punëtorët e “Ferronikelit” po protestojnë para Qeverisë.

Ata po protestojnë pasi kanë humbur vendin e punës si pasojë e shtrenjtimit të rrymës. Kjo pasi është ndalur prodhimi.

Ata kanë punuar deri më 8 tetor. Për tetor punonjësit kanë marrë 50 për qind të pagës, ndërsa nga menaxhmenti i kompanisë “NewCo Ferronikeli” është thënë se për nëntor nuk do të paguhen.

“Sa i përket çështjes së ngritjes së çmimit prej vitit të ri e këndej ka filluar kjo. Kemi mbijetuar derisa ka arritur në këtë limit. 130 megavat kemi mbijetuar, por kur ka shkuar 160 e 270 nuk kemi pasur mundësi me operu, është detyruar të ndalet prodhimi e punëtorët të shkojnë në shtëpi. Çështja është se punëtorët nuk kanë të ardhura për të mbijetuar. Janë në kredi. Kështu që menaxhmenti nuk ka siguruar më veç për tetor. Në tetor nuk kemi dalë në punë pas 8 tetorit. Kemi marrë 50 për qind të pagës. E për nëntor sipas menaxhmentit nuk do të ketë pagesë. Për këtë arsye iu kemi drejtuar Qeverisë që të na bëjë zgjidhje. Zgjidhjen e bën veç Qeveria askush tjetër. Na si sindikatë e klasë punëtore, i kemi mekanizmat sindikal që i ndërmarrim. Ka mekanizma sindikal, presione të ndryshme deri te radikalizimi i punëtorëve”, ka thënë Fehmi Nika, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Ferronikelit.

{gallery}