Arbëri

PSD-ja vendos fotografinë e Ivanoviqit para Qeverisë

Partia Socialdemokrate ka vendosur një fotografi të ish-politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj u shpreh se deklaratat e Kurtit në përvjetorin e vrasjes së Ivanoviqit janë skandaloze dhe të papranueshme.

Image

Ai ka thënë se meqenëse kryeministri Kurti “flet fjalë të mira për një kriminel, që ka marrë pjesë në dëbimin dhe vrasjen e shqiptarëve në veri, i njëjti duhet të bëjë homazhe çdo ditë para fotografisë së tij”.

Thurja e lavdeve nga Kurti për Ivanoviqin në përvjetorin e pestë të vrasjes së tij, nxiti reagim të madh edhe te partitë tjera opozitare./KP