Vendosja e flamurit turk në digën e hidrocentralit të Qafë-Mollës në Mirditë ka revoltuar me dhjetëra qytetarë, të cilët janë ngritur në protestë në ditën e fundit të vitit.
Protestuesit, siç raporton “Shqiptarja”, kanë shkatërruar flamurin turk të vendosur pranë digës, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje.
Mësohet po ashtu se në mesin e protestuesve janë dhjetëra qytetarë, intelektuale dhe historianë.