Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë ka protestuar para ndërtesës së Qeverisë me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe kthimin në vendet e tyre të punës.
Ata kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës të tyre.
Ibadete Hasani Berisha ka thënë se më 10 maj 2019 punëtorët janë pezulluar dhe nuk është marrë asnjë hap.
“Nuk kërkojmë asgjë më tepër, vetëm miratimin e ligjit dhe pagat. Qe një vit nuk kemi marrë paga, është pandemi dhe punëtorët janë në hall. Jemi lodhe, premtime para zgjedhjeve, injorim total pas tyre. Do të vazhdojmë me protesta deri në plotësimin e qëllimeve tona. Janë mbi 65 punëtorë”, ka thënë ajo.
{gallery}