Ish-punëtorët e “Rilindjes” kanë mbajtur një tubim protestues para AKP-së në shenjë pakënaqësie për mosrealizimin e takimit me kryetarin e Bordit të kësaj agjencie.
Ata kanë bërë disa kërkesa, e njëra ndër to ishte edhe dhënia e 20-përqindëshit.
Zeqir Bekolli, nga “NGB Rilindja”, kërkoi që t’u jepet pagesa e mbetur e 20-përqindëshit, gjithashtu kërkuan edhe dhënien e pronës prej 5.5 hektarësh. Një tjetër kërkesë e punonjësve ishte edhe prona në Tiranë, që, sipas tyre, është uzurpuar.
“Me këtë rast e kemi edhe një kërkesë për AKP-në, e ajo lidhet me pagesën e kontributeve për punëtorët e ‘Rilindjes’, në mënyrë që të marrim pensionin e plotë kontributdhënës. Kjo mund të bëhet për faktin se AKP-ja i ka marrë përsipër obligimet e ndërmarrjes”, ka shtuar Bekolli.
Ish-punëtorët e “Rilindjes” po protestojnë për të satën herë./ EO