Është protestuar kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike të shtunën.
Protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, afër Kuvendit të Kosovës ku nis edhe seanca konstituive në të njëjtën kohë.
Është hera e tretë që po protestohet në sheshet e Prishtinës kundër shtrenjtimit të rrymës.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë gjatë kësaj jave e ka miratuar shtrenjtimin e rrymës prej 16.1 për qind për periudhën 1 maj deri më 31 mars të vitit të ardhshëm.
Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar “përshkallëzime” për protestat e ardhshme, nëse nuk ndërmerret diçka.

