Është mbajtur protesta afër pikëkalimit kufitar të Jarinjës, ku kanë marrë pjesë rreth 30 qytetarë serbë. Ata protestuan "kundër shtetit të Kosovës".
Protesta ka qenë e qetë.
Policia e Kosovës dhe EULEX-i kanë qenë në gatishmëri.
Pak më larg pikëkalimit është parë edhe KFOR-i. Situata është vëzhguar edhe nga ajri me helikopterë.
Qendra për Menaxhim Kufitar ka udhëzuar qytetarët t'i shmangin kalimet kufitare me Serbinë gjatë të shtunës.
