Të martën po mbahet seancë gjyqësore ndaj Muhamet Alidemajt, i akuzuar për krime lufte ndaj shqiptarëve dhe pjesëmarrës në masakrën e Izbicës.
Prokurori i Prokurorisë Speciale, Ilir Morina, i ka propozuar Gjykatës që të pranohen si prova disa incizime e fotografi të masakrës, duke thënë se ato e dokumentojnë gjendjen e viktimave pas masakrës.
Alidemaj tha se gjatë luftës nuk ka jetuar në Kosovë, por në Beograd nga viti 1998 deri në vitin 2021.
Ai tha se akuzat ndaj tij janë bërë për çështje pronësore dhe motive hakmarrëse.
Prokurori Ilir Morina e ballafaqoi Alidemajn me raportimin e vitit 2000 nga motra e te akuzuarit ku atë kishte shpallur të zhdukur
Alidemaj nga Istogu është arrestuar në 2021-n, me dyshimin se kishte kryer krime në Izbicë të Skenderajt.
Muhamet Halitaj, ish-ushtar i UÇK-së, kishte dëshmuar në Gjykatë ndaj tij, duke thënë se gjatë luftës Alidemaj ishte i njohur me nofkën “Dragani Shqiptar”.