Arbëri

Prokurorja tregon sa euro kanë marrë dhuruesit për veshka

Kanë kaluar 10 muaj prejse rasti ‘Medicus’ është kthyer në rigjykim në Gjykatën Themelore të Prishtinës, por ka gati një dekadë prej kur ngjarja ishte bërë e njohur për publikun, raporton KTV.

Në këtë rast, prokurorja e EULEX-it, Valeria Bolici, ka dhënë fjalën përfundimtare, me ç’rast, sipas saj, është arritur të vërtetohet përgjegjësia penale e dy të akuzuarve, Lutfi Dervishi e Sokol Hajdini, në akuzat për trafikim me qenie njerëzore, krim të organizuar e lëndim të rëndë trupor. Ajo ka rikujtuar një të përbashkët të dhuruesve të veshkave: të gjithë kishin probleme financiare.

Sipas prokurores, i akuzuari Lutfi Dervishi, ishte i vetëdijshëm për këtë, por kjo ishte në interesin e tij. fjalën e saj, nga 7 rastet e transplantimeve të analizuara, prokurorja ka përmendur edhe shumat e parave që ishin dhënë nga pranuesit dhe dhuruesit e veshkave, por edhe transaksionet e ndërmjetësve. Disa prej dhuruesve kishin marrë ndërmjet 7000 e 8000 mijë euro për veshkat e tyre, derisa pranuesit kishin paguar për to afër 80 mijë euro. Mbrojtja pritet që të japë fjalën e saj në seancën e caktuar për datën 22 maj.