Arbëri

Projektligji për Pagat e ka kaluar edhe një hap drejt miratimit

Komisioni për Administratë Publike e ka votuar Projektligjin për pagat.

Me ndryshimet aktuale, vetëm Presidenti do të ketë pagë të përjetshme.

Kryeministri, kryeparlamentari, kryetari i Kushtetueses, ai i Supremes dhe kryeprokurori i Shtetit do të marrin pagë vetëm 5 vjet pas përfundimit të mandatit, raporton KTV.

Lexo edhe: Ky është propozimi për pagat në të gjithë sektorët

Për tavanin e përcaktuar për pagat e RTK-së do të vendosin deputetët e Kuvendit, pasi komision nuk ka arritur as ta rrëzojë e as ta votojë amendamentin që e përcakton një gjë të tillë.

Iniciatori i këtij amendamenti, Nait Hasani, ka theksuar se është e palogjikshme që RTK-ja, e cila merr mbi 11 milionë euro nga buxheti i Kosovës, t’i paguajë punëtorët e saj me paga më të larta se sa presidenti i shtetit.

Por, ai është kundërshtuar nga bashkëpartiakja e tij hevaire Izmaku e të tjerë deputetë kanë dhënë propozime ndryshe.