Arbëri

Projeksioni i KOHËS: Prishtina në balotazh

Qytetarët e Prishtinës do të dalin edhe një herë në zgjedhje për të përcaktuar kryetarin e ri të Komunës për katër vjetët e ardhshëm. Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të jenë në balotazh, sipas projeksionit të KOHËS.

Bazuar në hulumtimin me mostër prej 1070 qytetarëve të moshës mbi 18-vjeçare, Arben Vitia ka marrë 45.7 për qind të votave. Përparim Rama i LDK-së ka marrë 26.3 për qind, ndërsa i treti është Uran Ismaili i PDK-së me 22.4 për qind. Kjo përllogaritje është bërë në bazë të votës së deklaruar.

I katërti do të dalë Daut Haradinaj i AAK-së me më pak se 4 për qind.

Vetëvendosje po ashtu ka marrë më së shumti përkrahje edhe në votën e deklaruar për asamble komunale me 49.8 për qind, e pasuar nga LDK-ja me 25.4 e PDK-ja me 15.9 për qind.

Hulumtimi është zhvilluar me mostër prej 1,070 qytetarëve të moshës 18+ (13 – 15 tetor)

Rezultatet e përgjithshme të këtij hulumtimi kanë margjinë gabimi prej ±3 pikë përqindjeje, në interval besimi prej 95%.

Image

Strategjia e mostrës:

Të dhënat e regjistrimit të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës kanë shërbyer si kornizë për krijimin e mostrës së hulumtimit Shpërndarja (shtresimi) e intervistave bazuar në llojin e vendbanimit (urban/rural), proporcionalisht me shpërndarjen e popullatës nga regjistrimi i popullsisë i vitit 2011 Rezultatet e hulumtimit janë peshuar në mënyrë që të reflektojnë shpërndarjen e votuesve të vitit 2021 bazuar në gjini dhe moshë.

Metodologjia për përzgjedhjen e ekonomive familjare dhe të anketuarve brenda ekonomisë familjare

Pas shpërndarjes së mostrës në vendbanime, anketuesve u caktohen pikat startuese, që zakonisht janë sheshe/rrugë kryesore apo objekte indentifikuese të atyre vendbanimeve (p.sh. shkolla, xhami, kisha). Në mënyrë që çdo i rritur brenda ekonomisë familjare të ketë gjasat e barabarta për pjesëmarrje në hulumtim,përzgjedhja e të anketuarit është bërë me metodën e ditëlindjes së ardhshme (anketohet anëtari i familjes që ka ditëlindjen e radhës).

Pyetjet

  1. Cilin kandidat do ta votoni për kryetar të komunës?
  2. Cilin kandidat do ta votoni për kryetar të komunës? (Vota e deklaruar)
  3. Cilin kandidat do ta votoni për kryetar të komunës? (Sipas gjinisë)
  4. Cilin kandidat do ta votoni për kryetar të komunës? (Sipas grupmoshave)
  5. Cilin kandidat do ta votoni për kryetar të komunës? (Sipas vendbanimit)
  6. Cili kandidat do të ishte zgjedhja juaj e dytë për kryetar të komunës?
  7. Lëvizja e votuesve: zgjedhja e parë te zgjedhja e dytë
  8. Lëvizja e votuesve nga zgjedhjet e fundit parlamentare
  9. Cilën parti politike do ta votoni për kuvend komunal?
  10. Cilën parti politike do ta votoni për kuvend komunal? (Vota e deklaruar)
  11. A mund të na tregoni se cilat duhet të jenë 3 prioritet me të cilat duhet të merret kryetari i ardhshëm i Prishtinës?
  12. A mund të na tregoni se cilat duhet të jenë 3 prioritet me të cilat duhet të merret kryetari i ardhshëm i Prishtinës? (Sipas votuesve)