Bazuar në projeksionin e KOHËS, për zgjedhjet e 9 shkurtit, rreth 47.8% e qytetarëve mendojnë se kryeministri aktual Albin Kurti do të ishte personi më i duhur për pozitën e kryeministrit.
Ndryshe nga kjo sipas rezultateve të projeksionit partia që e udhëheq Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë 42.3% të votave, ose 5.5% më pak nga përqindja e atyre që janë deklaruar se Kurti do të ishte i duhuri për kryeministër.
Sipas rezultatit të projeksionit 20.8% mendojnë që kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza do të ishte i duhuri për pozitën e kryeministrit, 19.3% mendojnë që i duhuri do të ishte kandidati i LDK-së Lumir Abdixhiku e 5.4% mendojnë që i duhuri për pozitën e kryeministrit do të ishte kandidati për kryeministër i AAK-Nisma, Ramush Haradinaj.
Sipas projeksionit ka edhe një përqindje të votuesve të PDK-së, LDK-së e AAK-së, të cilët mendojnë që Kurti do të ishte personi i duhur për pozitën e kryeministrit edhe për një mandat.
Këtë e mendojnë 5.7% e votuesve të PDK-së, 6.9% e votuesve të LDK-së e 11.6% e votuesve të AAK-së.
