Arbëri

Procesi i gjatë i riintegrimit të të kthyerve nga Siria

Fëmijët kosovarë të kthyer nga Siria. Foto: Koha

Kosova u bë një nga vendet e para në botë e cila kthen qytetarët e saj nga zonat e konfliktit në Siri. Mesnatën e 19 prillit, 110 kosovarë duke përfshirë 32 gra, 74 fëmijë dhe katër luftëtarë u kthyen në Kosovë.

Një ditë më pas, përmes një konference për media, ministri i Brendshëm, Abelard Tahiri, tha se operacioni për kthimin e kosovarëve ishte bërë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri Tahiri tha se gratë dhe fëmijët që u kthyen nga Siria kanë qenë viktima të mashtrimit.

“Këto gra meritojnë rehabilitim për një jetë të qetë dhe këta fëmijë nëpër zona të konfliktit, e kanë vendin në shkolla për t'u edukuar mbi të ardhmen e tyre”, deklaroi ministri Tahiri.

Pas 72 orëve të mbajtjes së të kthyerave në Qendrën për të Huaj në fshatin Vranidoll, që gjendet në periferi të Prishtinës, të gjitha gratë dhe fëmijët u lejuan që të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Para se te liroheshin, gratë u intervistuan nga hetuesit, ndërkohë që Prokuroria Speciale e Kosovës rinisi procedurat hetimore ndaj 32 grave, nën dyshimet për pjesëmarrje apo bashkim në organizata terroriste.

Prokurori Special, Sylë Hoxha konfirmoi për Radio Evropa e Lirë rinisjen e hetimeve.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë.