Arbëri

“Probleme me humbje të ujit”, KEK-u thotë se sonte e ndal Njësinë A3 të "Kosovës A"

kosova a

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A3 e Termocentralit Kosova A do të ndalet nga puna sonte, 8 prill, në orën 23:59 për shkak të problemeve të ndjeshme me humbje të ujit. 

Sipas njoftimit nga KEK, kjo ndalje e njësisë A3 bëhet për të parandaluar ndonjë defekt të mundshëm më të madh. 

“Për të parandaluar ndonjë defekt të mundshëm më të madh, është e nevojshme që kjo njësisë të ndalet deri në verifikimin e plotë të gjendjes. Në lidhje me këtë, KEK ka njoftuar me kohë Kompaninë e Distribuimit të Energjisë Elektrike dhe ka marrë masa që kapacitetet e njësisë A3 të mos nominohen për ditën e nesërme”, thuhet në njoftim.

KEK-u ka thënë tutje se ekipet e ekspertëve janë në gatishmëri për të identifikuar dhe sanuar çdo defekt që mund të jetë shkaktar i këtij problemi dhe sapo të krijohen kushtet - pas ftohjes së njësisë - për të rikthyer njësinë në funksion në kohë optimale.

Ndalesa e Njësisë A3 do të zvogëlojë përkohësisht kapacitetin total të prodhimit.