(E përditësuar në 14:11) - Deri në 3 orë po zgjat pritja e qytetarëve për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar.
Kolona e automjeteve që po presin sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara pas orës 13:00, është 1500 meta.
Në Jarinje pritja po zgjat një orë dhe kolona është 800 metra,. Ndërsa të Dheu i Bardhë pritja po zgjat 40 minuta e kolona është 300 metra.

Pritje gati dyorëshe për të dalë nga Kosova në Merdar
80 deri në 100 minuta po zgjat pritja e qytetarëve për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdar.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të përditësuar pas orës 8:00 kolona e automjeteve që presin të dalin nga Kosova në këtë pikë është 800 metra.
Pritjet te Dheu i Bardhë po zgjasin 40 minuta ndërsa në Jarinjë 40-60 minuta.

Në pikat e tjera nuk ka pritje.