Arbëri

Prishtina ndriçohet me dritat e festave të fundvitit

Sheshet e kryeqytetit janë ndriçuar të mërkurën mbrëma me dritat për festat e fundvitit.

Me ndezjen e dritave është bërë edhe hapja e “Tregut të Fundvitit”.

Në sheshin “Xhorxh Bush” të Prishtinës ndezja e dritave është bërë nën tinguj muzikorë.

Ndonëse ishte paralajmëruar se dritat do të ndizeshin më 13 dhjetor, sot ato i kanë dhënë pamje festive kryeqytetit.

{gallery}