Arbëri

Prishtina me aksion për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme

Foto: KRM "Pastrimi"

KRM “Pastrimi”, njësia Prishtinë, ditë më parë ka njoftuar qytetarët e Prishtinës se duke u mbështetur në kërkesën e zyrtarëve komunalë të Komunës së Prishtinës, do jetë pjesë e aktivitetit në aksionin e grumbullimit të mbeturinave të vëllimshme në qytetin e Prishtinës.

Kompania ka thënë se edhe pse ky aktivitet kryhet nga ta çdo ditë të javës, “këtë aksionin nëpër të gjitha lagjet e Prishtinës do ta zhvillojmë nga data 17.06.2019”.

Ndërkaq, pak minuta më parë, në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, Komuna e Prishtinës tha se politikat për një qytet të pastër përfshijnë edhe aksionet e grumbullimit të mbeturinave të vëllimshme.

Aty u tha se për 5 ditë rresht gjatë javës së ardhshme, në 5 zona të ndryshme të qytetit do të grumbullohen mbeturinat e vëllimshme.

Mbeturina të vëllimshme konsiderohen: orenditë; shtretërit e drurit ose metalit; dollapët e drurit ose metalit; tavolinat e drurit ose metalit; karriget e drurit ose metalit; pajisjet e kuzhinës; gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali.

Aksioni, sipas njoftimit të Komunës, do të zhvillohet vetëm në qytet e jo edhe në fshatrat e komunës.

Orari do të jetë ky:

1) E hënë, 17.06.2019 – Mati 1; Matiqan; Bregu i Diellit; Lagjja e Spitalit, Aktash; Muhaxherëve; Velania; Vellusha;

2) E marte, 18.06.2019 – Medrese; Gjinaj; Taslixhe; Bledi; Qamëria; Taukbashqe dhe Sofali;

3) E mërkure, 19.06.2019 – Kalabri; Qendër; Dardani; Lakrishte; Ulpianë; Hajvali; Veternik;

4) E enjte, 20.06.2019 – Kodra e Trimave;

5) E premte, 21.06.2019 e premte – Arbëri; Tophane; Lagja Përroi i Njelmët.

Komuna thotë se bashkëpunimi me qytetarët është i rëndësishëm për mbarëvajtjen e këtij aksioni, “prandaj lusim qytetarët që në lagjet e caktuara, sipas datave, të i vendosin mbeturinat para shtëpive të tyre”.

Për informacione shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin pa pagesë: 0800 77 123.