Prishtina të mërkurën është ndër qytetet me ajrin më të ndotur në botë.
Sipas faqes “IQAir” ku bëhet matja e ajrit në të gjitha vendet e botës, Prishtina është ranguar si qyteti i gjashtë me ajrin më të papastër me indeks të ajrit 235.
Këtë listë e kryeson Sarajeva e Bosnjë-Hercegovinës me indeks prej 364, i cili cilësohet si “shumë i pashëndetshëm”.
Para Prishtinës janë listuar edhe Kolkata dhe Delhi të Indisë, Hanoi i Vietnamit dhe Dhaka e Bangladeshit.