Arbëri

Prishtina, e 13-ta për ajrin më të ndotur në botë

Ajri i ndotur në Prishtinë / Foto: Arben Llapashtica - KOHA

Ajri i ndotur në Prishtinë / Foto: Arben Llapashtica - KOHA

Prishtina të martën është renditur ndër vendet me ajrin më të ndotur në botë.

Faqja “IQAir”, ku bëhet matja e ajrit në të gjitha vendet e botës, ka ranguar Prishtinën si qytetin e 13-të me ajrin më të papastër me indeks të ajrit 167.

Këtë listë e kryeson Sarajeva e Bosnjë-Hercegovinës me indeks prej 503, i cili cilësohet si “shumë i pashëndetshëm”.

Sarajeva është pasuar nga Dhaka e Bangladeshit me indeks prej 335.

Para Prishtinës janë listuar edhe disa vendet nga India, Kina e Pakistani.