Derisa Komuna e Prishtinës tregohet shpërfillëse dhe as që dëshiron t’ia dijë për ripërtëritjen e inventarit arsimor dhe bankave shkollore në shkollat e qytetit të Prishtinës, ndërsa Drejtoria e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Hasan Prishtina” në lagjen Ulpiana në Prishtinë deklarohet e pafuqishme për të bërë një gjë të tillë, prindërit e njërës paralele të klasës së 2-të detyrohen që të ndërmarrin vetë aksion dhe t'i blejnë me vetëfinancim bankat dhe karriget shkollore për fëmijët e tyre në klasën përkatëse.
Njëra prej arsyeve kryesore për marrjen e kësaj iniciative rreth ndërrimit të bankave shkollore ka qenë amortizimi i tyre dhe paraqitja e rrezikut tek fëmijët/nxënësit, për shkak të ekspozimit të tyre ndaj pjesëve të mprehta të bankave nga vjetërsia. Kjo e zgjidh problemin vetëm për një klasë, e shtrohet pyetja si duhet të veprohet me klasat e tjera, a duhet që prindërit t'i blejnë bankat shkollore për të gjitha klasat në shkollë, apo komuna duhet të zgjohet më në fund nga gjumi dhe të bëjë më shumë për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve.
Ky shkrim është bërë nga njëri prej prindërve të klasës përkatëse (i njohur për redaksinë) të shkollës “Hasan Prishtina” në Prishtinë.
{gallery}