Arbëri

Presidenti Thaçi udhëtoi për në Berlin, do të bisedohet për dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë, 4 dhjetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Berlin, ku do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti “Lindje-Perëndim”.

Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë shtetërorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Thaçi do të jetë në një panel me ish-ambasadorin gjerman, Wolfgang Ischinger, ish-ambasadorin amerikan, Frank Wisner, si dhe ish-përfaqësuesen për Politikë të Jashtme të BE-së, baroneshën Catherine Ashton.

Në këtë panel do të flitet për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor.