Arbëri

Presidenti italian: Rrezik i madh i ndërhyrjeve nga jashtë në Ballkan – pa KFOR-in, Kosova do të shkatërrohej

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka konsideruar se ka rrezik jashtëzakonisht të madh të ndërhyrjeve nga jashtë në Ballkanin Perëndimor. 

Në një bisedë me misionin komandues të KFOR-it italian, gjatë ceremonisë së urimeve për kontingjentet italiane të angazhuara në operacionet ndërkombëtare, ai ka thënë se i ka kushtuar vëmendje të madhe klimës lokale. 

“Për 25 vjet, KFOR-i ka qenë i përkushtuar në këtë mision. I kam kushtuar vëmendje të madhe dhe kam vënë re se klima lokale ndonjëherë nxehet qëllimisht, duke e bërë të vështirë dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Misioni juaj për ta mbajtur atë gjallë është kritik. Rreziku i ndërhyrjeve nga jashtë në Ballkan është jashtëzakonisht i lartë”, ka thënë Mattarella.

Mattarella tutje u shpreh se pa KFOR-in do të kishte pasur shpërthime të dhunshme, “të cilat do ta shkatërronin vendin gjatë këtyre viteve”, raportoi “Ansa”.