Arbëri

“Prej krizës në krizë”, të dielën me Koha Ditore

“Prej krizës në krizë” është titulli i kryesor i kësaj të diele në “Koha Ditore’’.

Gjashtëmujori i parë i qeverisjes së kryeministrit Avdullah Hoti trajtohet gjerësisht në temën e kësaj jave.

Aty mund të lexoni për misionin e tij të pakompletuar në Washington, luhatjen e koalicionit, e përçarjen edhe më të madhe të vendit gjatë kësaj kohe.

Në intervistë flet politologu Belul Beqaj: si e ka parë ai ekzekutivin nën udhëheqjen e Hotit dhe pse, sipas tij, çdo ditë e kësaj qeverie mund të jetë e fundit, për shkak të pasojës së rritjes së apetiteve nga partnerët e koalicionit.

Në dy faqe të kësaj javoreje është rrëfimi i Osman Osmanit, aktivisti të luftimit të analfabetizmit, i cili përmes organizatës së tij po inkuadron komunitet pakicë në shoqërinë kosovare.

Nga rubrika e botës lexoni për protestat e dhunshme 100-ditëshe nga opozitarët në Bjellorusi kundër rizgjedhjes së Lukashenkos për president.

Kultura sjell rrëfimin e Lori Lakos, artistes së dekodimit të botës, kujtesës dhe vetvetes dhe për artin e saj si mjet reflektimi për të shkuarën.

Në faqet e shëndetësisë lexoni për kompaninë e vogël gjermane ‘’BioNTech’’, që ka bërë zbulimin e vaksinës kundër COVID-19 dhe misionin e tyre për t’u bërë korporatë globale.

Ëndrra e madhe e shigjetarit 43-vjeçar nga fshati Luzhnicë i Suharekës, Atdhe Luzhnica, vjen në rubrikën e sportit, ashtu si edhe shpresat e tij për kualifikim në lojërat olimpike të Tokios.

Po ashtu, nga sporti lexoni edhe për historinë e futbollistit e fizioterapeutit Bardh Kelmendi.

Po ashtu, mund të lexoni shumë artikuj të tjerë të veçantë që kanë bëjnë me filmin, muzikën, shëndetësinë e teknologjinë.