Arbëri

Policia zhvillon operacion kundër terrorizmit në Kaçanik

Policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion në Komunën e Kaçanikut të premten. Burime kanë bërë të ditur se operacioni po zhvillohet për veprën penale "terrorizmi". 

Policia megjithatë nuk ka dhënë informacione më shumë, por ka thënë se do të njoftojë ndërkohë.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante ka filluar një operacion policor, i cili po realizohet në komunën e Kaçanikut. Edhe në këtë rast pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, do të bëhen publike informacione shtesë”, u tha nga Policia.

Sveçla: Ka arrestime nga aksioni kundër ekstremizmit

4 o. më parë / 25 pri 2025 11:33 Nga: Ekonomia Online
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se është duke u zhvilluar një aksion lidhur me rastet e ekstremizmit dhe dhunës ndaj institucioneve.

Ai tha se ka arrestime, por numri përfundimtar ende nuk dihet, pasi aksioni është ende në vazhdim.

“Po flitet se ka arrestime të reja. Numri përfundimtar ende nuk dihet për shkak se aksioni është duke vazhduar. Të gjitha institucionet ligjzbatuese janë të angazhuara për të luftuar çdo formë të ekstremizmit apo dhunës që dëmton institucionet dhe pjesëtarët e tyre. Inspektorati Policor i Kosovës është duke zhvilluar hetime në lidhje me këtë informacion,” ka deklaruar Sveçla.